• |
ide | kryesore

Video/ Kupa e Italisë – Gafa e Da Costa, asist që nuk mund ti jepej Juventus

F1, Sport, Video



Juventus i bashkohet Milan e Lazios në cerekfinale të Kupës së Italisë, pasi likuidoi me dy gola Bolonjën, në një ndeshje që nuk pati histori e u dominua krejtësisht nga bardhezinjtë. Kampionët në fuqi të trofeut, edhe pse me shumë rezerva në formacionin titullar, përfshirë 18 vjecarin Kean ishte shumë i fortë për kuqeblutë e Inzaghi, që janë në luftë për mbijetesë në Serie A.

Në “Renato Dall’Ara”, e privuar nga yjet më të shkëlqyer si Ronaldo e Dybala, skuadra e Allegrit u favorizua nga një gabim foshnjarak i portierit të Bolonjës Da Costa. Dalje e gabuar, përplasje me mbrojtësin, topi i lëshuar për Bernardeschi, që në minutën e 9 e kishte të lehtë të kalonte bardhezinjtë në avantazh.

Është nga to dhurata që nuk mund ti bëhen një skuadre si Juventus, kur je një skuadër si Bolonja: pjesa e mbetur e takimit është rrjedhë logjike e balancave potenciale të dy skuadrave. Juventus kontrollon, dominon, nuk rrezikon asgjë dhe mbyll llogaritë me 18 vjecarin Kean.

Moise Kean realizoi në minutën e 49-të, duke shënuar golin e tij të parë sezonal në fanellën e Juventus. Për 18 vjecarin është fushë me fat, sepse pikërisht këtu ka shënuar edhe golin e parë në Serie A.

Në cerekfinale, skuadra e Massimiliano Allegrit duhet të bëjë llogaritë me fituesin e ciftit Atalanta – Cagliari, në mes të këtij muaji, por për momentin bashkë me Milan e Lazio i gëzohen kalimit të turit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *