• |
ide | kryesore

Vjedhja e bazës në Pashaliman, flet ushtaraku: Ika nga i ftohti

Lajme, Të fundit



Një ditë pas raportimit të skandalit mbi vjedhjen e repartit ushtarak në Pashaliman, zbardhet dëshmia e ushtarakut që ishte ngarkuar për ruajtjen e depos.

Ushtaraku, i cili ishte roje mbrëmjen kur ndodhi ngjarja mbrëmjes e së enjtes ka deklaruar se kishte lëvizur nga vendi i punës pasi kishte pasur ftohtë, për shkak të temperaturave të ulëta.

“Lëviza nga vendi i punës pasi kisha ftohtë. U largova për të shkuar në një vend me ngrohje”, tha ai. Ndërkohë, në lidhje me ngjarjen në fjalë, ku u vodhën disa armë, janë shoqëruar 5 ushtarakë. Familjarët e këtyre të fundit shprehen të shqetësuar lidhur me ngjarjen në fjalë.

Ata janë shprehur se familjarët e tyre po i trajtojnë si kriminelë. “Po i trajtojnë si kriminelë, nuk po na lënë të takojmë të afërmit tanë”, u shprehën familjarët.

Kujtojmë se dje u raportua se në këtë bazë u vodhën 3 automatikë dhe municione të tjera nga baza ushtarake. Aktualisht policia po pyet të gjithë ushtarakët qe kanë qenë në punë atë natë në këtë repart ushtarak.



5 Comments

  1. Mund te me thote njeri se cili do te ishte fati i atij ushtaraku nese kjo ngjarje do te ndodhte ne vitin 1974?

  2. O re qe ike nga te ftohtit mire bere se nuk ”te kishin vene kondicioner”aty, por -Kallacet -ku i cuat ?Mos ishin varur ne ndonje palme a akacie dhe i murren .?

  3. dhjerja rama dhjerje policet e lesh lleshit edhe me dhjerje ushtaraket e xhaqkes.lavirja xhaqka din vetem tu thith si rama pallen frrokut,roshit,doshit,balilit etj.

  4. Po ata jane kriminele…!! Jane persona qe kane lene nje baze ne dore te krimineleve qe vodhen armatimin..Apo per familjaret jane vetem persona qe nuk ju doli e drejta e studimit…Persona absurd!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *