• |
ide | kryesore

AfD: Nëse BE nuk i pranon kërkesat tona, Gjermania duhet të dalë prej saj

Lajme, Të fundit



Partia gjermane e ekstremit të djathtë AfD do të bëjë fushatë për daljen e Gjermanisë nga Bashkimi Europian.
Në draft-manifestin e saj, kjo forcë politike kërkon një lëvizje të ngjashme me atë të Britanisë, nëse nuk plotësohen kërkesat e saj për disa reforma.

Një prej masave të parashikuara në dokument përfshin shpërbërjen e Parlamentit Europian, i njëjti organizëm pjesë e të cilit AfD–ja synon të bëhet në muajin maj.

Ne i shohim shtetet-kombe si të vetmet që kanë kompetencën ekskluzive për të krijuar ligje, lexohet ne tekstin që fshikullon 751 anëtarët e privilegjuar, sipas tij, të legjislaturës aktuale europiane.

“Nëse blloku nuk i plotëson kërkesat e AfD-së brenda ‘një kornize të përshtatshme kohore’, atëherë Gjermania duhet të largohet”, thanë delegatet e kësaj partie në kongresin e saj, mbajtur në landin lindor të Saksonisë.

E themeluar në 2013-ten si parti euroskeptike që synonte largimin e Gjermanisë nga zona e euros, AfD-ja ka dalë gradualisht në mbrojtje te interesave anti-emigracionit dhe ato islamofobe, dhe pavarësisht skepticizmit qe rrethoi fillimisht, ka fituar shumë popullaritet duke arritur të kthehet në një parti të rëndësishme opozitare në Bundestag.



1 Comment

  1. Përse abuzohet me gjysëm të vërtetën se në Europë veç Britanisë së Madhe që u largua nga BE (BREKSIT) qenka vetëm “partia e të djathtës ekstreme gjermane” AfD ?
    E vërteta është se veç partisë konservatore britanike, të republikanëve të Trump në SHBA, AfD gjermane, partisë Le Pen të Francës, Legas së Italisë, e partive të tjera të djathta rë vendeve të Europës perëndimore, edhe në disa vende ish komuniste antare të BE, janë forcuar partitë politike të së djathtes konservatore, si pasojë e politikave të dyshimta liberale të establishmentit të vjetër politik.
    Si britanikët, edhe partitë e tjera konservatore të djathta që po bëhën gjithnjë e më të forta në BE, konsiderohen si armiq të BE, por në fakt nuk është kështu.
    Forcat e djathta europiane po kërkojnë reformimin e politikave liberale ekonomike dhe ato të emigracionit në BE e jo shkatërimin e BE.
    Duke u ndeshur me një mur të fuqishëm politik të së majtës liberale, ka pasur vertetë edhe ndonjë qëndrim ekstrem të së djathtës, por kjo është në llogjikën politike.
    Sa më agresive të bëhen politikat e majta ultra liberale, aq më agresive bëhen politikat konservative nacionale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *