• |
ide | kryesore

Akti i Ilir Metës nuk mjafton, duhet shumë më tepër

1, 2, Ide



Këto ditë të krizës së madhe president- kryeministër, “dashnorë” të Kushtetutës dhe nevojtarë të përhershëm të pushtetit, janë përfshirë në një debat argumentash mbi të drejtën e kreut të shtetit për të refuzuar ose jo dekretin për një anëtar të qeverisë. Diskutime e ligjërime mbi kompetencat e presidentit në një republikë parlamentare, nuancat juridike mes dekretit të shkarkimit dhe atij të emërimit, krahasime proceduriale gjithfarësh nga vendi dhe bota, të krijojnë idenë se bëhet fjalë për një konflikt institucional në Britani, SHBA apo Francë, ku pushtetet janë qartësisht të ndara, ku demokracia parlamentare funksionon pa të meta, ku qeveria nuk i kalon vijat e kuqe dhe ku gardianët e saj vigjëlojnë në emër të qytetarëve ndaj çdo shkelje apo abuzimi.

Të gjykosh aktin e Ilir Metës në një kontekst të tillë të pastër teorik e juridik, refuzimi i tij mund të jetë nonsens në një republikë parlamentare, por ta ndalësh kufirin e diskutimit deri këtu, është të mbyllësh sytë përballë krizës reale në të cilën gjendet vendi. Krizës së sistemit të demokracisë përfaqësuese, që me Edi Ramën po degradon rrezikshëm.

Të bërtasësh për shkeljen që presidenti po i bën Kushtetutës me refuzimin e një ministri dhe të heshtësh ndaj shkeljeve flagrante që i bëhen çdo ditë ligjit, të drejtave të qytetarëve, lirisë së fjalës, pasurisë publike e asaj private, ngjan me një karikaturë qesharake të peisazhit social që jetojmë çdo ditë.

Diskutohet për shkelje të Kushtetutës, në të vetmin vend në Europë që nuk ka një Gjykatë Kushtetuese. Në një vend ku drejtësia në përgjithësi nuk funksionon, ku prokurori i përgjithshëm zgjidhet vetëm me votat e shumicës dhe mbyll sytë e veshët karshi abuzimeve që u vjedhin çdo ditë shqiptarëve paratë dhe shpresën.

Flitet për procedura juridike, në një kohë kur grabitje të pronës publike bëhen me ligje të veçanta që i kritikon dhe vetë BE, ku PPP dhe konçensione shpërndajnë në duart e një grushti njerëzish pasurinë e 3 milion të tjerëve dhe asksush nuk është në gjendje t’i ndalë. Ku shkelet e drejta e të paturit të një strehe duke shembur shtëpitë e të pafuqishmëve dhe duke ngritur kullat e pushtetit, ku nëpërkëmbet ligji i paprekshmërisë së universiteteve dhe studentët rrihen nga policia.

Analizohet efekti i një dekreti mbi demokracinë tonë hibride, ndërkohë që vota e popullit është marrë peng nga listat e kryetarit që cakton si përfaqësuesit më të lartë të tij, banditë, kriminelë, injorantë dhe dallkaukë, nga Kuvendi (i republikës tonë që qënkërka parlamentare) deri tek bashkitë e komunat (që qënkërkan të decentralizuara).

Quhet skandaloz akti i presidentit për këtë republikë, ku kemi parë ministra që akuzohen si pjestarë të organizatave kriminale dhe mbrohen nga kryeministri, të zgjedhur lokalë e qëndrorë që dënohen si maniakë seksualë, përdhunues e deri vrasës dhe vazhdojnë të jenë pjesë e oborrit të pushtetit. Republika e Rilindjes ndihet e lënduar nga qëndrimi i kreut të shtetit, por vetë ka marrë peng të ashtuquajturën demokraci liberale duke ekzekutuar konkurrencën e lirë, duke kontrolluar drejtësinë, duke tentuar t’i mbyllë gojën shtypit, duke varfëruar vendin dhe pasuruar kupolën, duke i privuar shqiptarët të jetojnë me dinjitet njerëzor në shtëpitë e tyre.

Në Shqipëri, trupat e ndërmjetëm mes qytetarëve dhe pushtetit, që mund të garantonin një lloj kontrolli të të parëve mbi të dytin, nuk ekzsitojnë më. Sindikata e shoqëri civile, jo se jo, por tashmë janë eleminuar edhe vetë partitë politike si aktore të ndërmjetme mes zgjedhësve dhe qeverisë. Organizata e Rilindjes e ka asgjesuar Partinë Socialiste dhe manifestimi më i mirë i kësaj ishte ajo që ndodhi së fundmi me ndryshimet në qeveri. E drejtë kushtetuese e kryeministrit do të thoshte dikush prej nevojtarëve. Po, e drejtë e kryeministrit që e aplikuar pa asnjë filtër kontrolli, llogaridhënie e transparence, çon në emërimin e kukullave të panjohura dhe të shkëputura thuajse krejtësisht nga përfaqësimi i atyre që votojnë dhe pa asnjë përgjegjësi direkte ndaj qytetarëve. Qoftë edhe për t’i vënë një pengesë këtij sistemi sulltanati, refuzimi i Ilir Metës është një shkelje e bukur e Kushtetutës së bërë leckë.

Përballë një pushteti të tillë, kundërvënia me një dekret është gjëja më e paktë që mund të bëhet. Në një vend me qytetarë më të angazhuar dhe një opozitë të lirë, me siguri që do bëhej shumë më tepër. Përballë një pushteti të tillë, nuk ka asnjë vlerë respektimi i normave kushtetuese përsa kohë që për pushtetin nuk ka vlerë respektimi i të drejtave të shtetasve të tij. Ndaj një regjimi që e tejkalon të drejtën që i jep vota, reagimi i çdo institucioni apo pushteti tjetër ende të pakapur, për ta frenuar atë, është legjitim. Reagimi i Ilir Metës është një akt që nuk mjafton.

©Lapsi.al



19 Comments

  1. Duhet përzënë me hunj edvini dhe qelbësira rilindje.

    Nuk ka rrugë tjetër.

    Lulzim Basha asnjëherë nuk do të mund të marrë pushtet me vota, derisa për 70% të popullsisë vota ka vlerën e një malli pa vlerë, dhe mund tia shesin kujt ti ofrojë pak më shumë.

    1. mos u demoralizo shoku, kshu thuhej dhe pas zjedhjeve te 2009 qe ps svjen dot kurre ne pushtet se i blen me nje thes mielli Berisha, e njejta gje u tha dhe pas zgjedhjeve te 2011 qe i moren tiranen rames qe konsiderohej si bastion. E mban mend si thuhej, Berisha ka gjygjsorin e ta merr ne tavoline, ka administraten qe i detyron te votojne PD-ne, perdor buxhetin e shtetit per te blere vota e si perfundoi ne 2013 u mund me 1 milion vota kunder

  2. Ju si analiste, ti Lubonja Bushati e disa te tjere si ju, se fatkeqesisht nuk jeni shume, duhet te dilni mbi kete klase 30 vjecare politike, dhe te merrni inisiative per te dale ne rolin e aktorit politik. Dmth te hartoni nje program, te krijoni nje grup, nje alternative dhe ti dilni dhe me perballe kesaj klase te korruptuar dhe degraduar politike.
    Te merrni pergjegjesi me te medhaja, dhe do keni mbeshtetje maksimale.

    1. pse e fut shkullakun ne nje rradhe me lubonjen e bushatit, lubonja e bushati kan qene gjithmone pa kompromis e ia jene kundervene cdo pushteti qe ka qeverisur. Shkullaku eshte pjese e tepsise, ia degjon zerin vetem kunder ps. Kur qeveriste PD dilte cdo dite tek opinioni e therriste sa e keqe eshte opozita, opozita eshte kriminale se nxorri te tjeret ne shesh etj etj. Shkullaku eshte pale, mos e krahaso me lubonjen e bushatin qe jan antisistem

  3. Dikur Rama that “si Meta mbas kepuces” ,ndryshe KY shtet duhet te lirohet nga Rama dhe nga Meta i 7%.Jo se iplasi suma per atdheun ketij matrapazi President,por Rama nuk ka I ka dhene copen 7% .Vetem per kete behet lufta,ndersa keto karrlliqet e Shkulkarin tregoja Bashes apo Monikes qe fle ne keshtjelle.Te gjithe Kane vjedhur dhe Tani duan prape ,kjo eshte dhe atdhedashuria.Meta kudo qe ka qene ka prodhuar Sherr vetem per 7% .Dritan Prifti vdiq,por ama tregoi fytyren e Metes kryehajdut.

  4. I thoni Shkullakut dhe Andit te ndrojne fotografite se nuk jane kaq te rinj! Sepse ka shume njerez qe pelqejne djemte e bukur dhe larg qofte!

  5. Shkullak nngjan sikur ke pershkruar shqiperine e majit te ’96-tes apo te vitit 1997, nuk eshte kaq keq jo, vazhdon te jete po njesoj sic ishte ne qeverine Berisha deri ne 2013 vetem se sot ske belle air e taci oil ne cdo cep te shqiperise

  6. Loqe ngeli ky fshatari,i duket vehtja si qytetar,ka ngel shqiperia ne dore te fshatareve injorante qe analizat i bejne komuniste dhe parane e duan si kapitalista.Meta mund te ishte shume mire per kryetar koperative ose mulla i fshatit kulmar (nqs do te ishte Mulla gjalle) ndersa Rama do te ishte i denuar me edukim ne gjirin e klases punetore,ndersa ky idioti shkulak me siguri absolute do te ishte kryetar i vatres s e kultures te fshatit.Ka ngel Shqiperia ne dore te horrave,kur s’ka drejtesi s’ka asgje,na ngeli Like 7% ne dore ,burre dhe grua duan me cdo kusht 7%.Aman jepini nje ministri kesaj buceje qe te beje dhe nje keshtjelle tjeter ne Nice te Frances.Vetem dajaku qe Saliu e ka gjak,e ben terbiet kete popull.

  7. Futuni ne qadren nr 2 se atehere shumica derrmuese e shqiptareve do ju respektoje tamom.Kur ju degjojme perdite qe nuk genjeni aspak ,nuk thoni gjysem te verteta ,nuk beni propagande te dhjere me tipare ish komuniste , atehere bindemi se politika e qadres do triumfoje.

  8. Ca bohet keshtu,more njerez.Shikoni komentues te perhershem,kudo,por sidomos tek Lapsi,me emerin “Ipaemer”.Mos valle paguhen si komentuesa,keta?Por,kur ne te tjeret ndodh qe te shkruajme dy komente,ne te dytin,na del tabela,”po shkruani shume shpesh,lutemi ngadalesoni ritmin”.Vete portali,duhet te mos i lejoje keto veprime.

  9. Ne fakt Armand Shkullaku, ka qene krah, i te djathtes kur ishte ne pushtet.Mbronte ate qe nuk mund te mbrohej. Nuk la lidhje me Lubonjen dhe Bashatin, te cilet kane qene gjithmone opozitare te pushtetit, te korrupsionit dhe te keqes.
    Mgjte shkrimi eshte i sakte dhe realist.

  10. Meta eshte nje figure e diskriminuar plotesisht,nuk i shkon roli i “babait” ose i komandantit.Like floriri.

  11. Ja komenti im derguar dje ne gazeten tema qe Mero Baze Servili ende nuk e publikon:
    Artikulli: “Shqiperia nje vend i paparashikueshem, por jo i merzitshem si … Danimarka.”
    @Lorenc Vangjeli
    Ke filluar me ne fund te analizosh diçka, por vetem sa ke filluar.
    Mos u qaj hallin demokracive te tilla si Danimarka, Suedia, Finlanda!
    Sistemi politik shqiptar prej afro tre dekadash nuk eshte absolutisht:
    AS REPUBLIKE PARLAMENTARE,
    AS REPUBLIKE PRESIDENCIALE,
    AS MONARKI PARLAMENTARE,
    AS MONARKI KONSTITUCIONALE,
    ESHTE REALISHT: SISTEM HIBRID, REPUBLIKE KRYEMINISTER-HALE.

  12. Komandanti i Hajduteve duhet te beje dicka me teper,psh te ndertoje nevojtoren e 12-te shtese sepse Moniqes nuk i dalin 11 hale ne gjirin e kurvave”lalezit”.Hajdut President ,Hajdut Kryeminister,Hajdut opzite leshi keshtu mbyllet rrethi.Brenda ketij rrethi hajdutesh degjon profka ,jo demokracia,jo i thashe e jo me tha…gjepura.Behet lufte per para.Edhe ky karuci nga katundi i humbur Shkulqepe do para.Edhe gala qe nuk flet/kur e gjen parane e merr dhe e con ne folet.(paraja e H.Z.kamberit)Ne duam te nderrojme hajdut sepse po i merr te gjitha per vehte.Ideal s’ka me,ka vetem interes dhe frike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *