• |
ide | kryesore

Askush si Manchester United i Solsjkaer: bie edhe Tottenham

Sport



Gjashtë ndeshje dhe gjashtë fitore për Ole Gunnar Solskjaer që kur është ulur në pankinën e Manchester United (5 në kampionat dhe një në FA Cup). Sikur Premier League të kishte nisur pesë javë më parë, Djajtë e Kuq do ishin në krye të klasifikimit, sepse askush nuk ka mundur të ruajë këtë ritëm. E provoi Tottenham, që u detyrua të dorëzohet në “Ëembley”, ndaj golit në fundin e pjesës së parë nga Marcus Rashford, pas një asist të jashtëzakonshm të Paul Pogba.

Në fakt, sulmuesi i përfaqësueses së Anglisë dhe i gjithë Manchester United ka rilindur me Ole Gunnar Solskjaer në pankinë. Rashford, që në sfidën delikate kundër Tottenham, është preferuar në majën e sulmit, nuk i ka zbehur pritshmëritë e teknikut norvegjez, duke shënuar në fundin e pjesës së parë, golin e avantazhit për Djajtë e Kuq.

Tottenhami konsiderohej si kundërshtari më i vështirë për Solskjaer, në kalendarin e United që kur norvegjezi ka zbarkuar në Old Trafford, por në euforinë e largimit të Mourinho asgjë nuk duket se mund të ndalë këtë Manchester, që ka arritur me pikë të njëjta në renditje Arsenal, në vendin e pestë, me 41 pikë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *