• |
ide | kryesore

“Ferri racist”, pika ku United insiston të rrëmbejë Koulibaly

Sport



Në Manchester janë të sigurtë: Kalidou Koulibaly është objektivi kryesor i verës për United. Red Devils do të bëjnë një ofertë shumë të rëndësishme për Napoli për “ti dhënë fund ferrit racist” që ka përjetuar si lojtar në Serie A. Kjo është pika ku United shpreson ta bëjë mbrojtësin senegalezë për vete në një tratativë ku vullneti i lojtarit mund të jetë deciziv.

Lajmin e ka bërë publik Mirror, që shkruan me siguri të madhe, duke folur për dëshirën e lojtarit të Napoli për ti dhënë fund diskriminimit racist që e persekuton ndonjëherë në stadiumet italiane, si në transfertën e fundit kundër Inter. Një pretekst i fortë, ose i forcuar nga tabloidi anglez, por ajo që në Mbretërinë e Bashkuar e japin të sigurtë, është se, duke përfituar nga dobësia e momentit, Manchester United beson se ka në duart kartën fituese për të bindur Koulibaly të largohet nga Napoli.

“Manchester United është gati ti japë fund ferrit racist të Koulibaly” shkruajnë anglezët e nëse 95 milionë euro u refuzuan nga De Laurentiis në verën e kaluar, në fund të sezonit gjërat mund të shkojnë ndryshe, nëse do të jetë lojtari që kërkon ikjen.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *