• |
ide | kryesore

Kupa e Italisë/ Napoli, Inter e Fiorentina çojnë në gjashtë skuadrat cerekfinaliste

Sport, Video



Për të kompletuar tetë skuadrat që do të diskutojnë cerekfinalet e Kupës së Italisë, duhet pritur edhe Roma-Virtus e Cagliari-Atalanta, por ndërkohë Lazios, Milan dhe Juventus, i’u bashkuan tre skuadrat e kualifikuara pas ndeshjeve të sotme.

Napoli i Ancelottit ishte i fundit që iu bashkua elitës së futbollit italian në këtë kompeticion. Milik në minutën e 15, në një rast fatlum dhe Ruiz, në të 74, likuiduan Sassulo, në një ndeshje ku për napoletanët ishte fare e thjeshtë të merrnin kualifikimin.

Vetëm pak orë më parë Inter kishte shkatërruar 6-2 Beneventon, në një tjetër ndeshje pa histori. Ajo që duhet ti ketë pëlqyer Spalletit është goli me penallti i kapitenit Icardi, që mund të shërbejë si qetësi në një kohë të trazuar mes tij dhe klubit e me rinovimin që nuk po vjen kurrë. Për pjesën tjetër, Lautaro Martinez e Candreva me nga dy gola si dhe Dalbert mbyllën llogaritë.

Fiorentina shkon përpara, por për të kaluar Torinon nuk ishte punë e thjeshtë: tregues është rezultati i fiksuar në tre minutat e fundit të ndeshjes kur Federico Chiesa shënoi dygolëshin e tij personal, për të cuar skuadrën e Firences në cerekfinale…

Italy – Coppa Italia
Torino 0 – 2 Fiorentina
Inter 6 – 2 Benevento
Napoli 2 – 0 Sassuolo
Italy – Coppa Italia 14 Janar
17.30 Cagliari ? – ? Atalanta
21:00 Roma ? – ? Virtus Entella



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *