• |
ide | kryesore

Legjenda e Afrikës së Jugut nuk është më: vdes Masinga, shkatërruesi i Inter…

Sport



Futbolli botëror qan Phil Masinga, që është ndarë nga jeta në moshën 49 vjeçare, pas një sëmundje të gjatë. Lajmin e ka dhënë Federata afrikano-jugore përmes një tëeet. Masinga ka luajtur në Itali nga 1997 deri në 2001, në fillim me fanellën e Salernitana e më pas me Bari. Me përfaqësuesen e Bafana Bafana (18 gola në 58 prezenca) ka fituar Kupën e Afrikës në 1996 e një herë të parë historike, kualifikimin në finalet e Botërorit 1998 në Francë falë golit të tij kundër Kongos.

Me fizikun e tij, Phil Masinga ishte dicka e ngjashme me një superhero. Jo rastësisht emri i tij krahasohej me atë të Mazinga Z, një nga idhujt e parë të vizatimorëve made in Japan, një robot që nuk kishte frikë asnjë kundërshtar. Masinga ishte një udhëtar i lindur, i rrinte ngushtë Afrika e Jugut dhe fatin e kërkoi në Europë. E provoi në Premier League me Leeds United, ku ishte rezervë, pastaj në Zvicër me San Gallen, ku ra në sytë e Salernitana në Serie B në Itali: 4 gola në 16 ndeshje dhe shpëtim i arritur.

Por të gjithë e kujtojnë në katër vitet në Bari, kur u konfirmua si specialist i golave kundër skuadrave të mëdha, me preferencën e madhe… ti shënonte Inter. Tre gola të shënuar zikaltërve në San Siro e një në San Nicola, me po aq fitore të puljezëve.

Tre fitore radhazi kundër Inter për Barin ishin një rezultat historik e ndoshta i papërsëritshëm dhe në të tre firma është e gjigantit të mirë, Philemon ose Phil Masinga, i pafat në destin.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *