• |
ide | kryesore

Moti i keq me borë e ngrica/ Autoritetet: Ku duhet të përdorni zinxhirë

Lajme, Të fundit



Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi rrugët në qarkun e Korçës, Vlorës dhe Gjirokastrës, qarkullimi kryhet pa zinxhirë.

Sipas ARRSH, segmentet rrugore ku rekomandohen zinxhirët:

– Qafë Mali-Fierzë
– Ura e Cerenecit-Steblevë
– Qafë Bualli-Krastë
– Trebisht-Doganë

Segmentet rrugore ku rekomandohen pjesërisht me zinxhirë: 
– Kuben-Vasije
– Peshkopi-Qafë Draje
– Peshkopi-Ushtelencë
– Domaj-Draj Rec
– Bulqizë-Fushë Bulqizë

Në Rajonin Qendror Tiranë: Puna nga ana e kontraktorëve vazhdon për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.

Në akset e mëposhtme qarkullohet pjesërisht me zinxhir.
– Rrugët e Dajtit (Qafë Priskë – Qafë Mollë, Qafë Priskë – Shëngjergj)
– Rruga Lunik –Steblevë
– Krujë-Sarisalltik

Në akset e tjera të këtij Rajoni qarkullimi kryhet normalisht pa zinxhirë.

Për shkak të temperaturave të ulëta, rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të përdorin gomat e dimrit.
Gjithashtu gjatë lëvizjes duhet të respektojnë sinjalistikën rrugore.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *