• |
ide | kryesore

Moti i keq/ Policia i bën apel shoferëve të përdorin zinxhirë dhe të kontrollojnë shpejtësinë

Lajme, Të fundit



Policia e Shtetit ka reaguar ditën e sotme në lidhje me situatën e motit dhe vështirësitë e shkaktuara në qarkullimin e mjeteve prej borës e ngricave.

Policia i këshillon drejtuesit e mjeteve të përdorin zinxhirë si dhe të rregullojnë shpejtësinë e mjetit.

“Temperaturat e ulta dhe reshjet e dëborës këto ditë të para të janarit, kanë vështirësuar jo pak qarkullimin në disa akse rrugore, sidomos drejt zonave rurale në disa qarqe apo në zonat e thella malore.
Policia e Shtetit këshillon çdo përdorues rruge të bëjë kujdes të shtuar, duke përdorur zinxhirë në rast se nevojiten dhe të rregullojnë shpejtësinë e mjetit.
Në çdo rast emergjencë telefono 112”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *