• |
ide | kryesore

Profecia e bastvënësve nuk përmbushet: Real Madrid ngjitet i treti, në mbrëmjen e rekordit të ri të Messi

F1, Sport



Lionel Messi shkruan një tjetër kapitull të historisë së futbollit spanjoll, pikërisht në mbrëmjen kur Solari me frymë në minutën e fundit të transfertës andaluziane, duke u kapur fort pas barazimit me pikë me Sevilla e vendit të tretë. Një sukses i rëndësishëm për merengues në javën e 19, e para pas dy ndeshjesh për Solarin, që vec rezultatit mund të jetë i lumtur për konfirmimin se Luka Modric vazhdon të jetë i përqendruar tek Real.

Sergio Canales e komplikoi jetën e Blancos aq sa u mendua një tjetër flop për Real Madrid, për të përligjur edhe parashikimin e bastvënësve për një shkarkim të teknikut argjentinas në mbrëmjen mes të dielës dhe të hënës. Vetëm se shpëtimtar këtë herë u bë Dani Ceballos, i cili shënoi në fund të takimit për 2-1 final, si një kundërpërgjigje për rekordin e Messit.

Pikërisht në Camp Nou kundër një Eibar interesant kampioni argjentinas shënoi golin e 400° në Liga, natyrisht të gjithë me Barcellona. Askush nuk kishte mundur ta arrinte këtë gjë më parë, edhe pse në këtë ndeshje protagonisti në fitoren 3-0 të katalanasve ishte Luis Suarez me dy gola dhe një asist. Barcellona fiton përsëri e Messi ulet edhe një herë në fronin e klubit dhe të futbollit spanjoll.

Spain – LaLiga Santander
Atletico Madrid 1 – 0 Levante
Athletic Bilbao 2 – 0 Sevilla
Barcelona 3 – 0 Eibar
Real Betis 1 – 2 Real Madrid



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *