• |
ide | kryesore

Prova, Rama qëndron pas dhunës tek studentët

Kryesore, Lajme



Dhuna e paprecedentë ndaj studentëve protestues në fakultetet e Juridikut dhe Ekonomikut duket se e ka zanafillën pak më sipër policëve gjaknxehtë që janë filmuar teksa fyejnë e godasin studentë brenda ambienteve universitare.

I vënë përballë krahasimit me Ramiz Alinë tek Arian Çani, se as lideri i fundit komunist nuk kishte lejuar goditjen e studentëve brenda auditoreve, Edi Rama i quajti ata zaptues të Universitetit. Kryeministri vazhdoi duke shtruar pyetjen se pse nuk duhet të preken studentët, për ti dhënë vetë përgjigje më pas.

“Ça janë ata? Kush janë ata?” – u shpreh kryeministri. Ky targetim i studentëve si zaptues përbën provën e implikimit indirekt të Ramës në dhunën ndaj tyre.

Edhe rrahja e studentëve nuk mund të kryhej pa ndjekur një procedurë zyrtare. Mësymja e forcave të rendit brenda universitetit nuk mund të bëhet pa kërkesë ose leje nga drejtuesi i universitetit. Çdo ndërhyrje tjetër do të ishte në kundravajtje me ligjin.

Dhe policia e kishte në dorë kërkesën. Kërkesë e shkuruar nga Administratori i Univeristetit të Tiranës, Skerdi Dafa. Një militant i PS-së, që më parë ka shërbyer si drejtor tatimesh në Elbasan.

Image

Deklarata e Ramës tek Çani përbën hallkën e parë të munguar të zinxhirit të dhunës ndaj studentëve. Militani i tij në krye të UT-së dhe policia po përdoren si kamxhik mbi studentët.

Në rastin më të mirë, dhuna e policisë ndaj studentëve është një neglizhencë dashakeqe e kryeministrit. Në të kundërt, kemi një kryeministër që kur vendos të quajë dikë zaptues, përdor të gjitha format, edhe një pseudo-drejtues të pavarur istitucioni arsimor, për të goditur 20-vjeçarë në të drejtën e tyre.

©Lapsi.al 

https://youtu.be/Di2UTHywGPs



15 Comments

  1. ai plici qe rrehe studentet ka familje femije ai cfare bene per nje cop buk buke hane edhe qeni i shpise ai nuk besoj te ket te njetin fate….

  2. Shumë mirë jua bën.!

    Meqënëse studentët akoma akoma nuk e kanë kuptuar se me rrugë paqësore me edvinin nuk do të fitojnë asnjëherë.

  3. Mos i prek studentet o kafshe!!!! As ti as Safeti qe do pergjigjet neser. Ata jane femijet tane dhe aty na ke.

  4. 1. Jam protestuesi mooo I miiiiiire!!, er.
    Eni tu mesoj o ngelsa!

    2, Kush jane keta zaptues!!!!!, er.
    Jau tregojnë Uuuuunë, o deeeele!!!!

    Kur perversi I drogum bohet KM dhe gezon qe I thone Çkelqese e qe e mbush. Zyren e shtetit me flutrat narcizomadhe…. Jam dishepulli I veeeeeeeeetem I Iiiiimzot Nolit. E bejKonices.
    Ju kush ini o blegerites???

  5. Dmth Rama kishte te drejte kur tha qe univerziteti e ka kerkuar prezencen e policise keshtu qe titulli i shkrimit eshte nje mashtrim.

  6. Tek emisioni i Arian Canit,Edi Rama i sqaroi te gjitha qe keto” studente” jane kelysh te Monikes ,Sali Berit dhe Arlind Qorit(komunistit).

  7. Prova te tilla per te denuar kundershtaret edhe Enver Hoxha nuk ka praktikuar.
    Po per nivelin e kontigjentit qe ju mbeshtet ato funksionojne.

  8. i pa emer ngjala ne prapanic morret ti e rama nga meta ne lalz dhe e bet president.paramendo nji ngjal mete dhe nji pall monike dhe ju zgjodhet hajnin me ze e figur PRESIDENT.nuk keni faj se DHJERJE STALINI JENI.

  9. Zaptus,,,po ti, o hajdut qe ke vjedhur pushtetin e qe e zaptove me gangot mos je me i mire se ajo shprehje? Ata( studentet) jane ne auditoret e tyre, shtepite e tyre, biblioteken e tyre, kujt ia kane zaptuar, pse mos e quan pronar zotrote veten te tere shqiperise? Ti je vandal, e me e keqja i semure skicofrenije, qe te vjen nga perdorimi i drogave qe ke pire, apo pi, andaj sot me kesi sulmesh bajate, e intriga politike, e ke treguar vehten si te perfunduar si njeri por edhe si politikan, idiot qe ke marre me qafe nje popull. Po te keshe ndergjegje, duheshe te kishe dhene doreheqje, por ty nuk te le huri qe te ka lidhur banditet, e mafia, por edhe me keta do te vije fundi, sepse era e lirise, e ndryshimit po ndihet, e si do qe te jete, me mire nga ky pushtet banditesh do jete.

  10. po ne shqiperi jan vrare njerez para te gjitha telekamerave e s’eshte thene gje, po ankoheni tani per 2 shpulla

  11. Sigurisht qe eshte Rama mbas dhunes mbi studentet…edhe ne ngjarjen e 21 Janarit ai i nxiste njerezit e thjeshte qe kishin dale ne proteste dhe vete fshihej mbas pemeve…o njerez ky duhet hequr sa pa qene shume vone…eshte bere edhe shume i pasur qe e ben me te rrezikshem edhe per me vone…

  12. I parmer 15:55,
    me ari-n dhe Staliinin (me “s” te vogel dhe te madhe te shtypit) si dhe per rastin me ty, une fshij koken e karit mbas punes qe ai ka kryer.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *