• |
ide | kryesore

Robert ‘Hulk’ Lewandowski! Në fillim ndryshon “look”, pastaj… skuadër?

Sport



Robert Lewandowski ka pësuar një transformim të madh pas festave të fundvitit e nëse të gjithë shtojnë peshë në këtë periudhë, polaku ka shtuar muskuj. Sigurisht duke qenë profesionist e ka patur vëmendjen në parametrat fizikë e meqenëse luan në Gjermani koefiçienti i vështirësisë rritet: në Gjermani pushimi dimëror është veçanërisht i gjatë, edhe krahasuar me kampionatet e tjera. Duke parë rezultatet duket sikur festat e fundvitit Robert Lewandowski i ka kaluar… në palestër!

I përqendruar, shpërthyes dhe muskuloz. Bayern Munich i gëzohet një Lewandowski të ri: sipas asaj që raporton Sportbible, muskujt e polakut kanë tërhequr shumë vëmendjen sidomos duke pasur parasysh versionin e mëparshëm të sulmuesi. Jo se lojtari ka qenë ndonjëherë jashtë formës apo diçka të tillë, por një biceps i kësaj madhësie nuk ishte parë kurrë më parë në Bavari. Një transformim që e bëri shtypin gjerman të flasë: “Me sa duket, Lewandowski i ka kaluar pushimet dimërore në palestër. Çdo minutë”. Në fakt…

https://www.instagram.com/p/BlCrsxgHJc7/?utm_source=ig_embed

Transformimi i polakut duket befasues sidomos nëse shohim fotot e tij të verës së kaluar: pra frekuentimi i konstant i palestrës ka shërbyer. Në fillim një “look” i ri… pastaj një skuadër e re? Këtë vit Lewa po bën gjëra të mëdha për Bayern, siç tregojnë 22 golat e shënuar në 28 ndeshje, por deri para pak muajsh është folur për një të ardhme të lojtarit larg Bavarisë, sipas deklaratave të agjentit të tij Pini Zahavi: “Robert ka nevojë për një ndryshim dhe një sfidë të re në karrierën e tij. Drejtuesit e Bayern janë të vetëdijshëm”. Por ndërkohë po shijojnë muskujt e tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *