• |
ide | kryesore

Studentët e filologjikut kundër rektoratit: Protesta vazhdon…

Lajme, Të fundit



Studentët dhe koordinatorët e departamenteve të Fakultetit te Historisë dhe Filologjise kanë dalë me një deklaratë kundër vendimeve të rektoratit të Universitetit të Tiranës që bën thirje për vazhdimin e procesit mesimor.

Deklarata: 

Nga ngjarjet e ndodhura ditët e fundit, dhuna e ushtruar nga forcat policore dhe vendimi i marrë nga Rektorati i Universitetit të Tiranës, në të cilin kërkohet vazhdimi i procesit mësimor, studentët e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë dolën më përfundimin që të mos njohin vendimin e rektoratit.

Studentët do të vazhdojnë me bojkotimin e mësimit deri në plotësimin e kërkesave. Studentët presin që Rektorati të dalë në mbrojtje, mbështetje të tyre dhe jo të kërkojë shuarjen e protestës nëpërmjet thirrjes për zhvillimin e procesit mësimor.

Lufta për arsim cilësor do të vazhdojë deri në fund!

Axhenda e ditëve në vazhdim do të publikohet së shpejti.

Studentët e bashkuar për arsim cilësor!

Nga Kordinatorët e Departamenteve

Image

© SYRI.net



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *