• |
ide | kryesore

Video/ Pogba vetëm normal nuk është: spektakël në intervistë… tek Juventus e presin

Sport, Video



Paul Pogba është një nga ata lojtarë që arrijnë gjithnjë të jenë në qendër të vëmendjes edhe kur nuk luajnë. Madje në rastin konkret, edhe kur japin intervistë….dhe jo për fjalët që thonë. Mesfushori kampion bote me Francën, gjatë një interviste të dhënë në Dubai me vetëm një gjest ka treguar gjithë klasin e tij, duke e shndërruar videon menjëherë në virale…

Një vëzhgim me bishtin e syrit të topit që afrohej dhe një takë elegante, pa hequr vëmendjen nga intervista… Por ky është Pogba, mesfushori i Manchester United që të gjithë e duan në skuadër, por e ëndërrojnë në Torino, të paktën ashtu si shprehet Paolo Dybala, shoku i ngushtë i francezit në kohët bardhezi. “Të gjithë do ta donin një lojtar me kualitetin e tij në skuadër, por ciladoqoftë zgjedhja e tij do ti uroj gjithnjë më të mirën” u shpreh argjentinasi i Juventus, me një ftesë të qartë për francezin të rikthehet në Torino, pavarësisht se pozicioni i tij tek Manchester United duket shumë më solid që kur është larguar José Mourinho.

https://www.youtube.com/watch?v=8_GlphihPZI



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *