• |
ide | kryesore

A do të dënohet Basha për shpifje? Gjykata vendos më 21 janar

Lajme, Të fundit



Gjykata e Tiranës ka përfunduar shqyrtimin e padisë për “shpifje” të kreut të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, kundër Lulzim Bashës.

Avokatët e Ballës kërkuan deklarimin fajtor të kryetarit të PD dhe dënimin e tij për “shpifje”.

Avokatët e Bashës pretenduan se në deklaratat e tij nuk ka elemente të veprës penale. Ata kërkuan përfundimisht pafajësinë e Bashës ose pushim të çështjes.

Përfaqesuesi i prokurorisë në gjyq tha se nuk ka elementë të veprës penale dhe kërkoi përfundimisht pushimin e padisë.

Gjyqtari Gerd Hoxha pasi doli nga Dhoma e Këshillimit deklaroi se i nevojitet më shumë kohë për të shpallur vendimin dhe caktoi si datë të radhës 21 janarin.

Balla paditi në gjykatë Bashën pasi ky i fundit akuzonte kreun e grupit të PS se ishte i përfshirë në 3.4 milionë eurot që u gjetën në 2 makina Toyota yaris në Portin e Durrësit.

Padia e dytë për të cilën akuzohet Basha është ajo për dekonspirimin e aksionit të policsë pasi ai tha në parlament se drejt Shqipërisë ishte nisur një shumë e madhe parash brenda një automjeti Toyota Yaris ngjyrë e kuqe.

Pikërisht kjo deklaratë ndryshoi planet e operacionit kriminal të Alfred dhe Elvis Vladit. Makinat supozoheshin të niseshin nga porti Ankonës por devijuan rrugën dhe u nisën nga porti i Barit. Më herët Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg pa afat katër personat e arrestuar pas kapjes në portin e Durrësit, Edi e Klevis Lika, Alban Mollaymeri dhe Agim Çeka. Ndërkohë Alfred dhe Elvis Vladi janë shpallur në kërkim. ©Lapsi.al 



7 Comments

  1. Sa te jene bandat e saliut ne drejtesi nuk e denon njeri lulin flini rehat skiftera,nuk ka byth asnje gjygjtar te denoje lulin se i iken koka nga bandat e saliut

    1. Nuk ka nevojë fare që të hetohet Basha nga prokuroria për shpifje nga Tualet Palla.
      Mjafton që trupa gjykuese të shoh surratin prej një shpifësi ordiner të Tualetit.
      I keni sytë në ballë ju militantët e organizatës kriminale të “rilindjes” ?
      Edhe pa falur ky Palla duket se është një gënjeshtar primitiv.

  2. Data eshte e sistemuar ne tavoline qe te koincidoje me diten kur Parlllamento do votoje ministrat e rinj. Pis drejtesi ….! Ja kshu ….

  3. O Dobic’ Ipaemer.. ne se, ti, e ju kuqalet, qe akoma Saliu, Saliu, ju ka semure, per keta qe jane ne prokurori, e gjykata, shihi mire, e na thuaj nga c;familje jane, e shumica jane te shkolles partise, se ato mesime beheshin me shumice ne kohen e krimineleve tuaj, e sot jeni kudo,,por ti si irrjedhur, e bishtuk per soin tuaj, e partise me emer te ri te kuqaleve, jeni ne mendime tamam si baballaret tuaj morracake, qe u desh te laheshin ne Tirane, e sot na hidhni pordhe ju, e si ti tufa kodosheve bandite qe na drejton sot.

  4. Nuk ka nevojë fare që të hetohet Basha nga prokuroria për shpifje nga Tualet Palla.
    Mjafton që trupa gjykuese të shoh surratin prej një shpifësi ordiner të Tualetit.
    I keni sytë në ballë ju militantët e organizatës kriminale të “rilindjes” ?
    Edhe pa falur ky Palla duket se është një gënjeshtar primitiv.

  5. Ti xixa je kenaqur me prokurore e gjygjtare 6 mujor qe saliu i promovoje lart e me lart ne drejtesi,dhe sot vetingu duhet ti kishte cuar per pushkatim per cfare i kane bere popullit dhe i larguan ne pencion,xixa shko mer shishet e shurres po te pret saliu,vrapo o rrot K.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *