• |
ide | kryesore

Bëri masë lavatriçja, shihni si është djegur kjo shtëpi në Memaliaj (FOTO)

Lajme



Një banesë në Memaliaj është përfshirë nga flakët. Mësohet se ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme. Mësohet se nga flakët vetëm një nga tre dhomat e banesës ka arritur të shpëtohet.

Të zotët e shtëpisë kishin lënë lavatriçen në punë, e cila furnizohej me energji nga një prizë treshe që ndodhej në dysheme. Priza ka bërë masë dhe fillimisht ka marrë flakë tapeti e më pas zjarri është përhapur në banesë. Në ndihmë të zjarrfikësve të Memaliaj që ndonëse kanë mungesa të shumta në mjete, arritën të shpëtojnë përhapjen e flakëve, kanë ardhur edhe forcat zjarrfikëse të Tepelenës.

Kanë qenë fqinjët ata që kanë njoftuar zjarrfikësen, në momentin kur plasën dritaret nga flakët. Ndërhyrja në kohë e zjarrfikësve shmangu përhapjen e zjarrit në të gjithë banesën dhe banesat pranë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *