• |
ide | kryesore

Berisha thirrje Metës: Mos e dekreto Ramën si ministër

Lajme, Të fundit



Sali Berisha i bëri thirrje Presidentit Ilir Meta të mos dekretojë Edi Ramën në krye të ministrisë së Jashtme.

Duke komentuar lëvizjet e fundit të Ramës, i cili tha se ‘De Jure’ do të jetë ministër i Jashtëm pas mosdekretimit të Gent Cakajt në krye të kësaj ministrie, Berisha tha se tashmë vendi ka dy ministra të jashtëm. Emrin e Ramës si kryediplomat, ish-kryeministri e quan antikushtetues. Berisha gjithashtu thekson në Facebook se kjo mazhorancë po tregon se ka hyrë në rrugën e kapitullimit.

Berisha gjithashtu përshkruan se si Rama i bllokoi Ditmir Bushatit, ministrit të Jashtëm në detyrë se i bllokoi udhëtimin në Berlin, duke dërguar një mesazh të turpshëm në kancelarinë gjermane.

POSTIMI: 

“Shqiperia me dy ministra te jashtem, Diziu kushtetues Edvini antikushtetues!

Te dashur miq, nje sherrnajeve madhe ka shperthyer keto dite midis ministrit te jashtem antikushtetues apo te kryesise se Partise Socialiste, Edvin Kristaq Rama dhe ministrit kushtetues Ditzi Bushati, te cilin neni 106 i Kushtetutes e detyron te qendroje ne detyre gjersa presidenti i Republikes ta ç’dekretoje ate si minister i jashtem dhe te dekretoje e te beje betimin para presidentit personi qe do te zevendesoje ate ne postin e ministrit te jashtem.

Situata me dy ministra te jashtem eshte tragjikomike dhe deshmon se mazhoranca e droges, krimit dhe vjedhjeve po kapitullin. Kjo situate do te thote se Shqiperia defacto eshte pa minster te jashtem. Rama, i tmerruar nga vizita e parashikuar me kohe per sot dhe neser e Ditziut ne Berlin, shume e rendesishme per hapjen e negociatave ne qershorin qe vjen, bllokoi viziten.

Ai, pasi deshtoi ta detyroje Ditziun ti paraqes doreheqjen, sipas diplomatit dixhital kaloi ne ekstrem duke i bllokuar pasaporten diplomatike dhe bere te pamundur udhetimin e Ditziut per Berlin por njekohesisht duke derguar nje mesazh te neveritshem dhe turperues ne kancelarine gjermane. Duke denuar me forcen me te madhe kete skandal me kosto te larte per integrimin e vendit, i bej thirrje Presidentit te Republikes te mos dekretoje Zografin bis si minister te jashtem te Shqiperise. Sb”, shkruan ai.



5 Comments

  1. po kush je ti qe urdheron presidentin….hajde shtet hajde,rumpall hesapi, ai tjetri si enveri edhe km edhe minist. jasht.. perfundimisht nuk behet ai vend.

    1. More viç i kuq !
      Nuk po “urdhëron” Berisha presidentin Meta por thjeshtë i kujton që duhet të bëjë detyrën e tij ligjore sipas Kushtetutës.
      Derisa nuk është dekretuar largimi i Bushatit nga detyra e ministrit të jashtëm, është tërësisht normale që presidenti nuk mund të dekretojë dy ministra të jashtëm, edhe Bushatin edhe Ramën.
      Natyrisht që nuk keni faj ju injorantë militantë socialistë që nuk e kuptoni se si funksionon shteti ligjor, përderisa dy metroshi kryeministër deklaron se “de jure” ai do të jetë ministër i jashtëm.
      Edhe mund të jetë “de jure” ministër i jashtëm ama veç nëse presidenti dekreton shkarkimin nga kjo detyrë të Bushatit, përndryshe ai do rë ishte një ministër i jashtëm i paligjshëm, pra “jo de jure”.
      Ja bëri vetes Rama që e shkriu Gjykatën Kushtetuese duke kujtuar se mund të bëjë si ti dojë qejfi.
      Presidentit këtë funksion i jep Kushtetuta e bile ai edhe mund të shkarkojë kryeministrin nëse ai me arrogancë e shkel ate në dëm të sigurisë kombëtare.

  2. Ky faqezi nuk i la poshtersit ndaj vendit dhe kombit tone. Ky flliqesire e ndyre vetem te zeza nxjer nga goja.
    O zot mere nje dite e me p-are te shpetojm prej tij.

  3. Foli korbi i zi,i ben thirrje like floririt te vazhdoje te shkel kushtetuten dhe ai likja do e ndegjoje thirrjen e Korbit sali

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *