• |
ide | kryesore

Çështja/ Nuk ka takim me Wanda Nara, ashtu si pretendon Inter: rinovimi i Icardi nuk vjen

Sport



Mauro Icardi nuk i ka humbur zakonet e mira dhe mbrëmjen e kaluar e ka inauguruar ndeshjen e parë të vitit 2019, atë kundër Beneventos, duke shënuar golin që zhbllokoi ndeshjen. Por cerekfinalja e Kupës së Italisë ka kaluar menjëherë në plan të dytë, sepse në tavolinë mbetet gjithnjë cështja e rinovimit të kontratës me Inter. Marotta e Spalletti kanë lëshuar mesazhe qetësie, ndërsa nga ana e lojtarit është përcaktuar një pozicion pritje.

Është folur disa herë për një javë decisive, palët duhet të shiheshin në orët e ardhshme, por në realitet, ka një tjetër histori. Nuk ka asnjë takim të fiksuar mes Ëanda Nara e drejtuesve zikaltër, që do të thotë se nuk ka asnjë përafrim të palëve e se kapiteni nuk e ka me nxitim. Me pak fjalë, pritet një lëvizje e Inter, që pas kontaktit të parë në muajt e kaluar që përfundoi pa sukses, duhet të mendojë një tjetër strategji.

Shoqëria nuk e ka fshehur se Icardi meriton një vlerësim për rolin e tij në qendër të projektit zikaltër, por gruaja-menaxhere e argjentinasit nuk ka fiksuar kurrë një shifër, edhe pse, për të rritur në maksimum përfitimet e kapitenit, mund të injorojë Inter e të presë skadencën e kontratës në 2021 për të përfituar nga transferimi me parametër zero, që i jep dorë të rrisë ndjeshëm pastaj pagën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *