• |
ide | kryesore

Detajet/ Djali i biznesmenit nuk u rrëmbye nga grabitësit, por ishte fshehur i trembur

Lajme, Të fundit



Grabitja e biznesmenit në Shkozet të Durrësit ishte e mirëplanifikuar nga autorët e saj, të cilët prej të paktën 4 muajsh ishin vënë në ndjekje të tij.

Mbrëmjen e së premtes, kur Elton Kelmendi bashkë me gruan dhe djalin e tyre kishin dalë, duke përfituar dhe nga fakti se në banesë nuk kishte njeri, tre grabitësit kanë kapërcyer rrethimin dhe kanë pritur kthimin e familjes në oborrin e shtëpisë. Asnjë shenjë dhunimi të portës apo rrethimit nuk është diktuar, duke lënë të kuptohet se tre autorët të armatosur dhe maskuar me veshje që mbanin mbishkrimin “Policia” i përkasin një grupi kriminal të mirëorganizuar.

Nën kërcënimin e armëve, ata janë futur brenda vilës 2-katëshe. Biznesmeni është përpjekur të reagojë, por të tre e kanë dhunuar duke i shkaktuar dëmtime në trup dhe në kokë. Ajo që në fillim u raportua si një pengmarrje e shkurtër e djalit të biznesmenit, në fakt nuk ka ndodhur. I frikësuar nga njerëzit e armatosur dhe me maska që po ushtronin dhunë mbi prindërit, 7-vjeçari është gjetur i fshehur në një nga dhomat e shtëpisë.

E ndërsa nga familjarë e të afërm mësojmë detaje të tjera mbi atë që ndodhi mbrëmjen e së shtunës, policia nuk ka ende një të dyshuar për ngjarjen. Ndërkohë, familja Kelmendi dhe i gjithë opinioni publik që mësoi mbi ngjarjen e rëndë presin që ajo të zbardhet dhe përgjegjësit e saj të dalin para drejtësisë./tch



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *