• |
ide | kryesore

Eurodeputetët i dërgojnë një letër lutëse britanikëve: “Ju lutemi, qëndroni në BE”

Lajme, Të fundit



100 deputetë të parlamentit europian i kanë dërguar një letër Britanisë së madhe duke iu lutur që të qëndrojnë në BE.

“Ne ju lutemi që, për interesin e brezit të ardhshëm, ta mendoni edhe njëherë daljen nga Bashkimi Europian”.

“Çdo vendim britanik për të qëndruar në BE, – thuhet në letër, – do të përshëndetej prej nesh dhe do të punojmë së bashku për ta reformuar dhe përmirësuar bllokun”.

Eurodeputetët kanë theksuar dhe vlerësimin që kanë për ndikimin e politikanëve dhe qytetarëve britanikë në 40 vitet e fundit.

“Do të na mungojë aftësia dhe dija e këtyre kolegëve”, u shprehën ata.

Një nga firmëtarët e letrës, politikani gjerman i CDU-së, Peter Lise u shpreh se, ajo që po përpiqen të bëjnë është të japin një sinjal për popullsinë, por edhe për Dhomën e Komunëve, se nëse britanikët vendosin të qëndrojnë, ata janë përzemërsisht të mirëseardhur.

“Zemrat dhe dera jonë është e hapur”, shton eurodeputeti konservator gjerman.

Ndërkohë BE-ja, sipas disa informacioneve po përgatitet për një shtyrje të daljes së Britanisë së Madhe deri në korrik. “The Guardian” shkruan se “Brexit”-i i planifikuar më 29 mars nuk duket realist në Bruksel, për shkak të rezervave të mëdha në Parlament.

Pritet që javët e ardhshme të vijë një kërkesë nga Londra, për një shtyrje teknike të procesit të daljes nga BE-ja.



1 Comment

  1. evropa po vajton te djeshmen ,duke mos njohur te tashmen ,dhe mbyllur mundesit per te ardhmen ,cdo gje do i mbetet vete si kujtese e kaluara bukur kurse si te ardhme po korr rendiment ate cfar mbolli ne te kaluaren ,kudo ,tani po e shijon ne gjitha fushat,evropa eshte shum larg ,te asaj qe deshiron por krejt afer nese ben nje levizje te zgjuar ,1 pranon vlerat dhe ben zhvillimin e mendimit te brezave permes vlerave,vetem ketu gaboj evropa ,qe tani po tronditet nga gjitha anet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *