• |
ide | kryesore

Fabio Capello ka një sqarim për titullin e përfolur 2006, e dikujt nuk do ti pëlqejë…

Sport



Titulli 2006 vazhdon të bëjë të diskutohet. Juventus ka depozituar ankimimin në Kolegjin e Garancisë së Coni e kaq ka mjaftuar që gjakrat të nxehen përsëri, duke bërë që në skenë të zbresë edhe Fabio Capello: “Ishte dicka qesharake, ti jepje Inter atë titull, dicka krejt e padrejtë”. Në Radio Anch’io Sport, atëherë trajneri i bardhezinjve shpjegon: “Nuk janë respektuar kohët e rregullat, nuk iu dha mundësia drejtësisë sportive të vepronte si duhet”, përfundoi trajneri që atë vit e drejtoi skuadrën torineze drejt vendit të parë në Serie A.

Titulli 2006, me rrëzimin e Juventus në Serie B, pasi ishte shpallur kampion e me zbritjen e pikëve Milan të vendit të dytë, iu dha Inter që atë sezon e mbylli kampionatin në vendin e tretë. Bardhezinjtë e kanë konsideruar gjithnjë titull kartoni atë që u qep në fanellën zikaltër, të cilët nga ana e tyre e përmendin si titulli i ndershmërisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *