• |
ide | kryesore

Grabitën armë në bazën ushtarake të Pashalimanit, jepet masa për 4 ushtarakët

Arkiva



Gjykata e Vlorës ka vendosur arrest me burg për 4 ushtarakët e akuzuar si të përfshirë në vjedhjen e materialeve ushtarake në bazën e Pashalimanit.

Në seancën e mbajtur mëngjesin e sotëm Ardit Ramaj, Lesko Ramosaço, Edlir Nelaj dhe Ervis Memsullaj janë lënë në burg si të akuzuar për shpërdorim detyre.

Të premten u vu re se baza ushtarake e Pashalimanit në Vlorë kishte rënë pre e një grabitje.

Në të janë vjedhur tre armë automatike, por edhe granata. Ushtari që ishtë caktuar si roje nuk ndodhej në vendin e punës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *