• |
ide | kryesore

Kush do të jetë emri që do të pasojë kandidaturën e Cakajt si Ministër i Jashtëm? Mësohet se ky emër është Rama

Lajme, Të fundit



Pas refuzimit të emrit të Gent Cakajt si ministër i Jashtëm nga Presidenti Meta, duket se një tjetër propozim jo i natyrshëm do të shkojë sërish në portën e presidentit nga kryeministri Rama.

Mësohet se ai do të dërgojë emrin e tij si kandidat për ministër të Jashtëm te Presidenti Meta.

Mësohet gjithashtu se socialistët do t’i votojnë në bllok ndryshimet në qeveri, të gjithë ministrat e rinj, pra do të presin edhe dekretin e kreut të shtetit për ministrin e Jashtëm, për të votuar më pas kabinetin e ri qeveritar në një seancë të posaçme plenare.

Sa i takon refuzimit që iu bë Cakajt, burime nga PS tregojnë se ata do i drejtohen gjykatës Kushtetuese, për të kërkuar nëse Presidenti ka të drejtë të refuzojë një propozim të kryeministrit.

Një rast i ngjashëm, ku kryeministri mban njëkohësisht edhe rolin e ministrit të Jashtëm paraqitet edhe në Greqi, ku pas dorëheqjes së Niko Kotzias, Aleksandër Tsipras i ka mbajtur të dy postet.

Mbetet për t’u parë nëse Meta do të dekretojë emrin e Ramës si Ministër i Jashtëm.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *