• |
ide | kryesore

Merkato, Verratti bën fushatë për një numër 6 te PSG

Sport



Nga Doha ku PSG është këtë javë, Marco Verratti foli për ardhjen e mundshme të një numri gjashtë në klubin e kryeqytetit këtë dimër. Një prurje për të cilën lojtari italian ka dhënë bekimin e tij, si kapiteni i tij Thiago Silva:

“Lojtarët më të mirë, qofshin mesfushorë, sulmues apo mbrojtës, janë të mirëpritur këtu, sepse e dimë se për të fituar, duhen lojtarët më të mirë. Nëse klubi vendos të blejë një numër 6, do të jemi të lumtur, sepse është e vërtetë që duhet të përforcohemi në mesfushë. Por janë gjëra që varen nga klubi. Ne do të mirëpresim çdo lojtar sepse e dimë se për të fituar, duhet të jemi të gjithë së bashku. Ne kemi nevojë për lojtarët më të mirë, edhe pse tashmë kemi shumë prej tyre”, tha Verratti për RMC.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *