• |
ide | kryesore

Miley, letër romantike për ditëlindjen e Liam

Paparazzi, Slider



Pavarësisht se e kanë mbajtur gjithnjë private marrëdhënien e tyre, Miley sot i kaloi paksa “kufijtë”. Liam bën 29 vjeç dhe kjo është një ditë speciale për të. Ajo ka ndarë një letër  personale.

“L, Gëzuar ditëlindjen #1 tim…Kur u takuam, ti ishe 19, tani je 29…
Mendova të ndaja disa nga gjërat e mia të preferuara për personin tim të preferuar në nder të kësaj dite të veçantë. Mënyra se si më sheh mua, mënyra si sheh qentë, derrat, kuajt, macet dhe peshqit tanë. Mënyra si sheh familjen tëndë…miqtë…të panjohurit…në jetë. Mënyra si e sheh oqeanin dhe mënyra se si gjithnjë merr kohën tëndë. Mënyra se si del jashtë kur të pyes “si është koha?” në vend që thjesht të kontrollosh telefonin…
Pamja në fytyrën tënde kur merr lajme të mira dhe se si i sheh lajmet e këqija. E dashuroj se si gjithnjë i provon gjërat në mënyrën tëndë, por nuk je kurrë shumë krenar për të kërkuar ndihmë.(Po, e kam kuptur dhe kam mbajtur shënime, jam një punë në progres). Mënyra si pikturon, ngjyrat që zgjedh…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *