• |
ide | kryesore

Plagosi 14 persona 5 vite më parë, ekzekutohet shqiptari në burgun e Athinës (FOTO)

Lajme, Të fundit



Një shqiptar është vrarë në një burg në Greqi. Sipas mediave fqinje, shqiptari që ka humbur jetën është Albert Bako.

‘Protothema’ njoftoi se Bako sapo ishte transferuar në burgun e Kardhialos. Sipas gazetës, pas vrasjes së Bakos dyshohet se qëndron një bandë rivale, e cila kishte mësuar transferimin nga burgu Chania.

Shqiptari ishte në burg pasi në nëntor të 2014-s,  hapi zjarr në një lokal në Pire të Greqisë, sulm ky që la 14 persona të plagosur. Por emri i tij nuk është i panjohur pasi në bashkëpunim me një person tjetër ai mori pjesë në atentatin ndaj avokatit grek Antonopoulos.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *