• |
ide | kryesore

Solari “flak” Isco e Marcelo: injorimi kundër Betis, tërboi edhe Perez

F1, Sport



Real Madrid është në një kaos të plotë, që pas largimit të Zinedine Zidane e Cristiano Ronaldo dhe Santiago Solari, që u thërrit për të rregulluar situatën, pas dramës që shkaktoi Lopetegui, po e bën edhe më keq. Pavarësisht temperaturave dimërore në dhomat e zhveshjes së Madrid klima është djegëse e pas transfertës me Betis (fituar 2-1 të të 88′ falë Ceballos) mund të degjenerojë më keq. Në bankën e të akuzuarve, menaxhimi taktik i teknikut argjentinas, me mbrojtjen me tre që nuk i pëlqen Florentino Perez, por edhe me cështjen Isco e Marcelo, që qendruan në pankinë për 90 minuta, pavarësisht mungesës së lojtarëve të rëndësishëm.

“Asgjë personale me Isco e Marcelo, bëjnë pjesë në skuadër ashtu si të tjerët” komentoi Solari në fund të ndeshjes. Ndoshta është edhe kështu, por vështirë ta mendosh në një situatë emergjente dhe në kushtet ku gjendej Real, që trajneri të zbriste në fushë pa dy lojtarët, në kohën kur të dëmtuar ishin Asensio, Bale, Courtois, Kroos, Llorente, Vazquez e me Benzema që doli për shkak dëmtimi.

E megjithatë ish-Malaga është tani një trup i huaj në Madrid, i parë pak dhe keq nga Solari që aktivizimet ia ka dhënë me pikatore. E pikërisht zgjedhja për ta injoruar kundër Betis, kur preferoi djalosha si Cristo Gonzalez (1997) 20 gola në 16 ndeshje me Real Madrid B e Brahim Diaz (1999) në debutimin në Liga, certifikoi lamtumirën e pashmangshme.

Diskutimi mund të zgjerohet edhe tek Marcelo, ndoshta jo në pozitat e Isco, por me preferencën e teknikut për Sergio Reguilon dhe qendrimit në pankinë edhe pas zëvendësimeve të bëra, gota mund të jetë derdhur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *