• |
ide | kryesore

Solskjaer: “David de Gea është në lartësinë e Edwin van der Sar dhe Peter Schmeichel”

Sport



Ole Gunnar Solskjaer ia doli të kalojë me sukses testin e tij të madh të dielën duke mundur 1-0 Tottenhamin në Wembley, ndërsa theksoi se i pëlqeu performanca e David De Gea, e pakalueshme në këtë sfidë. Për më tepër, për trajnerin e Manchester United Solskjaer,  De Gea është në lartësinë e Van der Sar dhe Schmeichel”.

“David kishte bërë të njëjtën paraqitje kundër Arsenalit dy vjet më parë ose vitin e kaluar … Këtë radhë ai bëri një ose dy veprime fantastike, dhe për pjesën tjetër, ishte shumë i fokusuar dhe gjithmonë i pozicionuar në vendin e duhur. Ne kemi parë portierë të mëdhenj në këtë klub dhe mendoj se ai është në lartësinë e Edwin (van der Sar) dhe Peter (Schmeichel) për vendin e numrit një në historinë e klubit”, tha trajneri norvegjez në një konferencë shtypi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *