• |
ide | kryesore

Temperaturat do të vazhdojnë rënien, nesër dita më e ftohtë e javës

Lajme, Të fundit



Mbulohet nga reshjet e shiut dhe dëborës rreth 90% e territorit shqiptar. Dita më e ftohtë e kësaj jave do të jetë e marta. Temperaturat do të ulen deri në -14 gradë celsius. Në kryeqytet nuk parashikohet të ketë reshje bore.

Një sistem vranësirash ka përfshirë veriun dhe qendrën e vendit, gjatë pasdites ato do të zhvendosen në juglindje.
Meteorologia Adiola Bani shprehet: “Duke filluar nga mesnata do të kemi përmirësim të kushteve, duke bërë që e marta të jetë një ditë e ftohtë, por e kthjellët. Në zonat malore, minimumi do të shkojë në -14 gradë. Edhe në bregdet do të kemi temperatura -2 gradë. Kjo situatë është deri të premten. Të premten kemi rikthim të reshjeve në territor, por temperatura tipike të dimrit”.
Përsa i përket reshjeve të borës, në vendin tonë është shënuar një rekord: “Për një javë është sasia më e madhe e borës e rënë në dy dekada, duke shënuar edhe mbi dy metra në zonat malore”.

Si pasojë e paqendrueshmërisë, sinoptikanët nuk mund të bëjnë një parashikim afatgjatë: “Pas 17 janarit do të kemi temperatura tipike dimërore, por reshje më të mëdha shiu dhe bore”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *