• |
ide | kryesore

Tottenham, rast i ri racizmi: ofendohet koreani Son, përleshen tifozët

Sport



Një episod i ri racizmi përplaset në Premier League. Në orët e fundit është bërë cështje fyrja raciste e një tifozi të Tottenham ndaj lojtarit të skuadrës së tij, koreanit Son, gjatë ndeshjes së luajtur të dielën kundër Manchester United.

Nuk është e zakonshme në fakt, që në fokus të ofezave të jenë lojtarë që luajnë për skuadrën e zemrës të tifozëve ofensivë, për më tepër që ngjarjen e ka sinjalizuar në Tëitter një tjetër tifoz i Tottenham, që ipas tij ka ndërhyrë personalisht për ti dhënë fund episodit të papëlqyeshëm, për shkak të indiferencës së steëard që ishin në shkallët e stadiumit. Tëeet i tifozit, në tribunë bashkë me të birin, ka shpërthyer një cështje të nxehtë tek Tottenham, që ka hapur menjëherë hetim për të vërtetën e ngjarjes.

Vetëm tre ditë më parë Policia e Londrës kishte arrestuar tre tifozë në rastin e ndeshjes mes Tottenham e Chelsea për Carabao Cup, për shkak të thyerje të rendit publik me sjellje raciste. Nuk mbaron këtu: në muajin dhjetor një tifoz i Tottenham, prezent në Emirates Stadium, për Arsenal-Tottenham u arrestua se hodhi një lëkurë banane drejt Aubameyang që po festonte golin e shënuar.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *