• |
ide | kryesore

U arratisën nga burgu grek, arrestohen dy shqiptarët

Lajme, Të fundit



Dy shqiptarët e arratisur më 1 Janar 2019 nga burgu Koridhalos janë arrestuar sërish prej policisë greke.

Gjatë një aksioni të forcave speciale u arrestuan Elvis dhe Leonardo Pepa. Policia kishte marrë informacion në lidhje me vendndodhjen e tyre.

Dy të rinjtë ishin fshehur në një banesë. Bashkë me ta është arrestuar edhe një shtetas grek, i cili akuzohet për strehimin e tyre.

Elvis dhe Leonardo Pepa kishin prerë hekurat e dritares së qelisë, duke u munduar t’i shmangen gardianëve grekë.

Arratisja e tyre ndodhi në orën 20:30 të 1 Janarit, ndërsa mungesa e tyre në qeli u vu re mëngjesin e nesërm. Autoritetet nisën edhe një hetim të brendshëm për të vërejtur nëse ka patur shkelje nga ana e gardianëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *