• |
ide | kryesore

Basha: Rama ka ulur kokën para kushteve të Klement Balilit

Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar me një postim në “Twitter” lidhur me deklaratat e kryeministrit Edi Rama pas kapjes së Klement Balilit, i cili tha se i djeg posaçërisht opozitës.

Basha thotë se kjo i djeg Ramës pasi Balili është prova e kapitullimit të tij para krimit dhe se së shpejti ai do lehtësohet nga akuzat, duke sjellë si precedent rastin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

“Ramës i djeg e vërteta sepse Balili është prova e kapitullimit të tij para krimit. I djeg sepse ka ulur kokën para të gjitha kushteve të trafikantit të drogës. I djeg sepse shqiptarët do ta shohin shpejt lehtësimin nga akuzat për trafik droge. E kemi pare këtë film me S. Tahirin”, shkruan Basha.



2 Comments

  1. Edhe ty mor lul te erdhi keq qe u arrestua balili,nuk mund te ndaheshe nga dyshja sali-like,edhe ti paske mare pjese nga zarfet e balilit,ne lulzimin e droges se balilit kur ti ishe min i brendshem nuk bere nje tentative per ta arrestuar por i krijove lehtesira per kalimin e droges,sa torollak qe tregohesh mor kamarieri politik

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *