• |
ide | kryesore

Borë dhe ngrica/ Këto jane rrugët ku nuk udhëtohet pa zinxhirë

Lajme, Të fundit



Në kushtet e një moti të ftohte me temperatura të ulëta, Autoriteti Rrugor Shqiptar bën apel për vëmendje për gjithë përdoruesit e rrugëve, teksa jep edhe të dhenat më të fundit lidhur me situatën në akset kombëtare të vendit.

Sipas ARRSH duhet patur kujdes në përdorimin e zinxhirëve aty ku qarkullimi pa to është i rrezikshëm.

Njoftimi: 
Rajoni Verior: Gjatë natës ka pasur temperatura të ulëta. Në të gjitha akset ku ka prezencë ngricash, është bërë shpërndarja e kripës nga ana e kontraktorëve.

Segmentet që janë të kalueshme me zinxhir, ose pjesërisht me zinxhir janë:

Domaj-Draje Rec
Ura e Cerenecit-Steblevë
Kuben-Vasije
Peshkopi- Qafë Drajë
Peshkopi-Ushtelencë
Ura Cerenecit-Steblevë
Qafë Bualli-Krastë
Trebisht-Doganë.

Në akset e tjera qarkullimi është normal.

Rajoni Qendror: Gjatë natës ka pasur temperatura të ulëta. Është punuar nga kontraktorët që në orët e para të mëngjesit për shpërndarjen e kripës në segmentet ku ka prezencë ngricash.

Qarkullimi në akset e këtij Rajoni është si më poshtë:

Aksi nga Trau i Dajtit-Teleferik-Vilat Qeveritare rekomandohet përdorimi i zinxhirëve , për shkak të prezencës së ngricave.
Qafë Priskë-Shëngjergj rekomandohet përdorimi i zinxhirëve për shkak të prezencës së ngricave.
Qafë Priskë-Qafë Mollë rekomandohet përdorimi i zinxhirëve.
Qafë Mollë-Shëngjergj, rekomandohet përdorimi i zinxhirëve, për shkak të ngricave.
Aksi Krujë Sarisalltik rekomandohet pjesërisht me zinxhir.
Lunik-Steblevë rekomandohet me zinxhir në pjesën fundore të tij.

Në akset e tjera qarkullimi është normal.

Rajoni Jugor: Gjatë natës ka pasur reshje bore në lartësi, që shkojnë 5-15 cm. Temperaturat kanë qenë të ulëta, sidomos në Qarkun e Korçës. Që në orët e para të mëngjesit, është bërë shpërndarja e kripës nga ana e kontraktorit, për shkak të prezencës së ngricave në rrugë.

Qarkullimi në akset e këtij Rajoni paraqitet si më poshtë:

Në Qarkun Korçë qarkullimi rekomandohet me zinxhir në:
Korçë Boboshticë.
Dardhë dhe Qafë Qarri – Ersekë.

Në Qarkun Gjirokastër qarkullimi normal pa probleme.
Në Qarkun Vlorë qarkullimi i mjeteve bëhet normalisht pa zinxhir.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *