• |
ide | kryesore

Bushati falenderon Italinë për mbështetjen që po i jep Shqipërisë për drejtimin e OSBE-së

Arkiva



Në një takim pune me ministrin e Jashtëm të Italisë, Enzo Moavero Milanesi, ministri në detyrë Ditmir Bushati ka shprehur mirënjohjen ndaj shtetit italian për ndihmën që i ka dhënë Shqipërisë për të marrë kryesimin e OSBE-së.

 Bushati shtoi dhe se koha kur vendi ynë do të drejtojë OSBE-në, do të jetë në radhë të parë një sprovë për të vënë në zbatim të gjitha kapacitet e Shqipërisë.

“Kemi patur një bashkëpunim të ngushtë me Italinë, jo vetëm në aspektin politik, por edhe atë njerëzor. Bashkëpunimi i joni është përforcuar brenda NATO-s gjatë bashkëpunimit tuaj, por edhe në suazat e OSBE.  Dua ta falënderoj homologun që i kanë dhënë mundësin ë Shqipërisë për të marrë kryesimin e OSBE, kjo do të jetë një mundësi e shkëlqyer për të testuar aftësitë tona. Unë sot dua ti shpreh mirënjohjen  për mbështetjen konsistente që i ka dhënë vendit tonë.

Sot mora edhe mbështetjen dhe ajo do të mbështesë nismën për anëtarësim në 2019. Europa është destinacioni dhe ajo është nevoja jonë për tu reformuar së brendshmi dhe për të rritur më tej ekonominë shqiptare”, tha Bushati.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *