• |
ide | kryesore

Durrës, helmohen tre gardianë dhe një i burgosur

Lajme, Të fundit



Tre punonjës të paraburgimit në Durrës si dhe një i burgosur janë paraqitur në spital me shenja helmimi. Mësohet se gardianët si dhe i burgosuri janë ndjerë keq pak minuta pasi kanë konsumuar ushqim të përbashkët.

Ata janë dërguar menjëherë në spitalin e Durrësit ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Sipas bluzave të bardha ata po mbahen nën mbikëqyrje deri në përmirësimin e gjendjes së tyre shëndetësore.

Ndërkohë policia ka nisur hetimin për rastin në fjalë. Ekspertët kanë marrë mostrat e ushqimit me qëllim zbulimin e origjinës se helmimit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *