• |
ide | kryesore

‘Eskobari i Ballkanit’ në pranga, merret në pyetje tek Drejtoria e Policisë në Tiranë

Lajme, Të fundit



Klement Balili është vetëdorëzuar në Policinë e Shtetit. Vetem pak pasi lajmin e njoftoi Sali Berisha në Facebook, burime të Lapsi.al konfirmojnë vetëdorëzimin.

Një nga avokatët e Balilit e ka konfirmuar vetëdorezimin e klientit te tij. Balili ndodhet aktualisht në ambientet e Drejtorisë së Policisë Tiranë, ne shoqerine e avokatit tjetër, Theodhori Sollaku.

Balili, i njohur edhe si “Eskobari i Ballkanit” akuzohet nga prokuroria për trafik ndërkombëtar droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Ai ka qenë person në kërkim nga policia shqiptare prej më shumë se dy vitesh, dhe nuk është vënë në pranga, ndonese policia ka organizuar disa herë aksione për gjetjen e tij. Në qeverinë ‘Rama 1’, Balili ka mbajtur postin e drejtorit të Transporteve, në ministrinë e Transporteve të drejtuar atëhere nga Edmond Haxhinasto.

©LAPSI.AL 



3 Comments

  1. Theodhori Sallaku, anetar i asamblese se PS, merr persiper ta mbroje!!!!Kushedi sa pushime ka bere me Zeqinene ne Santa Quaranta!!!! Mjer ky popull.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *