• |
ide | kryesore

Film për karrierën e Françesko Toti-t, aktori skocez kanditati kryesor

Paparazzi, Slider



Ish-kapiteni legjendar i Romës, Françesko Toti, i cili mbrojti gjatë gjithë karrierës ngjyrat e skuadrës ‘verdhë-kuqe’, do të jetë në qendër të një filmi ku flitet për karrierën dhe jetën e tij.

Ai e nisi në vitin 1992 dhe e mbylli në vitin 2017, madje duke mos i tradhëtuar kurrë ngjyrat e fanellës së tij. Tashmë, karriera e tij brilante, pritet të përjetohet edhe në një film.

Për të luajtur rolin e tij, ka dalë vullnetar aktori i njohur skocez Xhejms Mekavoi. Ai gjithashtu është edhe tifoz i apasonuar i futbollit, madje rastësisht ka ngjashmëri në pamje me ish-kapitenin e Romës. Ai u shpreh: “I ngjaj Françeskos dhe jam gati ta interpretoj nëse ma ofrojnë atë rol. Toti është personazh i jashtëzakonshëm i futbollit. Më vini në provë dhe do të tregoj sa vlej”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *