• |
ide | kryesore

FOTO/ Arrestohet në kufi 25-vjeçarja me 35 kg marijuanë në makinë

Lajme



Sekuestrohen mbi 35 kg marijuane në kufirin greko-shqiptar. Operacioni policor është kryer në zonën e Smerto, pranë Igumenicës. Gjatë një kontrolli të ushtruar nga policia greke në një automjet i cili drejtohej nga një 25-vjeçare shqiptare e identifikuar si Kostandina Mata, e cila udhëtonte së bashku me 2 fëmijët e saj të mitur, policia ka konstatuar lëndën narkotike.

Në bagazh u gjetën 33 pako me 35 kg e 130 gram lëndë narkotike e llojit marijuanë. 25-vjeçarja shqiptare është ndaluar nga policia dhe ndaj saj do të rëndojë akuza e trafikut të lëndëve narkotike, ndërsa vijojnë hetimet për identifikimin e të tjerë personave të përfshirë në këtë rrjet trafiku./shqiptarja.com



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *