• |
ide | kryesore

Foto / Lojtari i kombëtares irlandezo-veriore shëtit lakuriq në Belfast: akuzohet për skena të turpshme në vende publike

Sport



Ndonjëherë ndodh që një futbollist në fushë të jetë vërtetë… i paturp. Çështja mbyllet aty, me ndonjë gjobë. Por nuk është rasti i Gavin Whyte, lojtarit të kombëtares irlandezo-veriore në kontratë me Oxford United. Për të, dënimi nga ana e klubit është vetëm fillimi i një historie që mund ta çojë në gjyq. Lojtarit i është dorëzuar çmimi “George Best” në vendin e tij, e kështu problemi nuk është në fushë, por jashtë, pikërisht pasi mori çmimin.

Sipas asaj që raporton The Sun, Whyte ka vendosur të festojë duke e tepruar me pijen, aq sa në një pikë të mbrëmjes e pa veten nëpër rrugët e Belfast, me pantallonat e mbathjet e ulura, i regjistruar në një video, që është bërë virale, ndërsa masturbohet. Veprim që nga ana ligjore ka vetëm një përcaktim: akte të pahijshme në vende publike. Çështja është se ky veprim është i ndëshkueshëm penalisht dhe policia irlandezo-veriore po vlerëson mundësinë për të fajësuar futbollistin e Oxford United.

Dënimin e parë në fakt e mori nga klubi, që nuk e ka përtypur ndodhinë dhe për Whyte ndëshkimi do të jetë shëmbullor. “Gavin është filmuar ndërsa bënte veprime shumë të papranueshme për një futbollist profesionist. Do të punojmë me të dhe me Faderatën Irlandeze për t’u siguruar që të jetë i vetëdijshëm për përgjegjësitë e tij”, shkruhet në komunikatën zyrtare. Por edhe trajneri i kombëtares ka lënë të kuptohet që Whyte do t’i duhet të presë ca për grumbullimet e ardhshme… “Veprimet e Gavin janë të papranueshme dhe Federata do të marrë masa, në mënyrë që ai të mësojë nga gabimet e tij”. Pra një natë shumë e keqe, për të cilën ndoshta vetëm George Best do të ishte krenar për të..!



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *