• |
ide | kryesore

Ish e fejuara e Fredie Mercury, fitime marramëndëse nga biografia e tij

Paparazzi, Slider



Në testamentin e Freddie Mercury në vitin 1991, ish të fejuarës së tij Mary Austin ju la 50% e të gjitha fitimeve që çdo projekt i lidhur me të do të gjeneronte në të ardhmen. Kjo shifër shkoi në 75% pas vdekjes së prindërve të vokalistit të ‘Queen”.

Prandaj tani që “Bohemian Rhapsody”, filmi biografik i grupit të rrokut dhe i vetë Mercury-t, ka fituar më shumë se 580 milionë paund nga shfaqja në kinematë e botës, Austin pritet të marrë rreth 40 milionë paund.

Fitimet e “Queen” janë të ndara mes trashgimtarëve të pasurisë së Mercury-t, dhe anëtarëve të tjerë të grupit, Brian May, Roger Taylor dhe John Deacon. Nga të ardhurat e mbledhura së fundmi, këta të fundit do të marrin 63 milionë paund secili, ndërkohë që sipas llogarive Austin do përfitojë 40 milionë paund.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *