• |
ide | kryesore

“Kështu e ndal CR7”: Gattuso me ide të qarta, ironizon largimin e Higuain…

Sport



Milan përgatitet të përballojë Juventus për Superkupën italiane në Jeddah. Tekniku Gennaro Gattuso duhet të bëjë llogaritë jo vetëm me bardhezinjtë, por edhe me zërat e merkatos rreth Gonzalo Higuain. “Mua nuk më ka thënë se dëshiron të ikë dhe po e pres akoma – ka shpjeguar tekniku kuqezi -. Është i lumtur dhe është stërvitur mirë, do të jetë titullar në 90%”.

Një ide mbi skuadrën që duhet për të mundur kampionët në fuqi të Italisë dhe kryesuesit e Serie A Gattuso e ka: “Dua një skuadër pa presion dhe të vendosur”. Ashtu si në fakt ka planin për të ndaluar Cristiano Ronaldon: “Me një organizim skuadre e me karakteristikat e një lojtari që do ta mbajë nën kontroll në zonën e tij. Ronaldo tani nuk bën më shoë. Sulmon me cinizëm dhe kërkon të shënojë. Është një makinë perfekte. Mosha për të nuk kalon kurrë e kjo të bën të kuptosh cfarë profesionisti e cfarë lojtari është. Një kampion i jashtëzakonshëm”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *