• |
ide | kryesore

Milan bën goditjen Piatek: Preziosi jep aprovimin, nëse Real…

Sport

Krzysztof Piatek ndez merkaton e pavarësisht insistimit të Real Madrid është fare pranë Milan. Një sinjal i rëndësishëm vjen nga kuqezinjtë me Leonardo që ka hequr dorë nga udhëtimi në Jeddah për Superkupën italiane për të mbyllur tratativën me Genoa. Në Itali drejtori sportiv kuqezi do të punojë për cështjen, duke e kombinuar me bisedimet me Chelsea për shitjen e Higuain. Në këtë pikë, me Juventus, do të negociojnë, Scaroni, Gazidis e Maldini në Arabinë Saudite.


Në kohën kur polaku ka shprehur preferencën për kuqezinjtë (por edhe interesimin e Real për qendrën e Genoa), duhet përmendur një përshpejtim i tratativave në orët e fundit, ndoshta decizive, e presidentit Preziosi: pronari kuqeblu është bindur ta shesë polakun menjëherë, në këtë sesion të merkatos, e ka pranuar propozimin kuqezi për huazimin me të drejtën e detyruar të blerjes për shumën e 40 milionë euro.


E gjitha kjo në pritje të një kundër lëvizje të Real: nëse nga merengues nuk do të ketë një të tillë, Piatek do të transferohet tek Milan menjëherë pas zyrtarizimit të kalimit të Higuain tek Chelsea. Leonardo e Preziosi do të merren me detajet, pas Superkupës italiane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu