• |
ide | kryesore

Ministri Lleshaj: Si u dorëzua në polici Klement Balili (VIDEO)

Lajme, Të fundit



Ministri i Punëve të Brendshme, Sandër Lleshaj doli në konferencë për mediat dhe deklaroi se për arrestimin e Klement Balilit u zhvillua një operacion i jashtëzakonshëm.

Sipas Lleshajt, kapja e Balilit është prodhim i një operacioni të gjatë dhe të komplikuar ku ndihmë kanë dhënë edhe shërbimet e huaja partnere.

I pyetur nëse Balili u vetëdorëzua, sikurse u njoftua fillimisht nga Sali Berisha, ministri Lleshaj e mohoi. Sipas tij, një person i akuzuar në të tilla përmasa, nuk dorëzohet vullnetarisht në polici.

“Për këdo që njeh sadopak punën operative zhvilluese dhe natyrën e operacioneve të tilla për ndalimin e personave të këtij karakteri besoj do ta ketë të qartë që kurrë nuk mund të ketë një udhëtim  vullnetar të një personi të kriminalizuar dhe të këtij niveli drejt stacionit të policisë. Procesi është rezultat i një operacioni të gjerë, të thellë të ndërlikuar në bashkëpunim me partnerë të Shqipërisë të cilët kanë mundësuar që personi në fjalë të dorëzohet në Policinë e Shtetit”, u shpreh ministri.

©Lapsi.al 



8 Comments

  1. Po ti the, qe nuk do dalesh ne media!
    Apo e bere si Rama, qe shante Berishen, dhe tani shfaqet me tv, dhe kur eshte fikur.

  2. …ik mer Lleshi, deli zot mbiemrit se ta kane bere Lleshaj…….pikerisht persona te permasave te tilla vetedorezohen, pasi kane rene dakord ne pazar se cfare nuk do te tregojne dhe cfare lehtesimesh kane….te ishte per Sajen, xhafen, Lleshin dhe nje 4-5 si puna e juaj, ai behej 100 vjec duke pi birra te resorti…….ej, se mos harroni te rinovoni kontraten me kompanine e tij per ruajtjen e objekteve shteterore

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *