• |
ide | kryesore

Një përqafim dhe më në fund paqe mes aktorëve Nicole Kidman e Rami Malek

Paparazzi, Slider



Një përqafim dhe më në fund paqe mes aktorëve. Nicole Kidman e Rami Malek u takuan në tapetin e kuq të “Critics’ Choice Awards” dhe korrigjuan gafën në “Golden Globe”, që u cilësua si një ndër skenat më të sikletshme të Hollywood-it. Aktori u injorua nga kolegia, pasi u dorëzua trofeu “Filmi më i mirë”, për “Bohemian Rhapsody”. Rami u mundua të takohej me Nicole në skenë, por ajo e shpërfilli. I ftuar në emisionin e Jimmi Kimmel, Malek deklaroi: “E njoh prej vitesh, pavarësisht asaj që duket në video. Kështu që mendova ta përshëndesja, por me sa duket… Ishte pak e çuditshme dhe mendoj se kjo ndodhi do të më përndjekë për disa kohë. Por, tani gjithçka është në rregull. Madje ndjeva afrimitet edhe nga bashkëshorti i saj, Keith Urban”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *