• |
ide | kryesore

Paralajmëron Haradinaj: Të guxojë kush t’i japë tokë Serbisë

Lajme, Të fundit



Teksa sot përkon me 20-vjetorin e Masakrës së Reçakut, një mesazh i fortë vjen nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kryeministri deklaroi se ata që do të guxojnë ti japin tokë kosovare Serbisë do ta shohin se si do ti dalë.

Kjo është një tjetër goditje që Haradinaj i jep tezës së presidentit Hashim Thaçi për shkëmbim territori.

Mes të tjerash, Haradinaj theksoi se edhe po të mos jetë në qeveri, do ta ndjekë nga afër këtë çështje.

“Ne i kemi vendosë taksë mallrave të Serbisë. Cilës Serbi? Kësaj që ia pamë krimet. Mbas 20 vjetëve kemi vendosë taksë. Për 20 vjet i kemi dhënë kohë për të kryerë veprime të pakryera. A ka vendim më të drejtë tek Zoti e tek robi se sa me mbrojt të drejtën tënde. Ne vendosëm me bë ushtrinë. Kur e bëmë ushtrinë nuk shkelëm të drejtën ndërkombëtare dhe i dhamë të drejtë vetes me u mbrojt. Nëse ne qëndrojmë te vetja e i tregojmë atij tjetrit se me kë ka punë. Ne duhet të ndihmojmë veten dhe miqtë.

Nëse vazhdojmë me forcimin e Kosovës edhe miqtë do na përkrahin. Kritikat që vijnë nuk i kem prej miqve, i kem prej brenda, prej budallallëqeve tona. Serbia po do me u bë anëtare e BE-së, i ka edhe 3 vjet, edhe 3 vjet na mban kështu. E kur vjen 2022 është mirë ne mos me u pajtu me njohje të Serbisë, është mirë edhe ne me i lënë me prit. Ne nuk kemi thënë që do të shkojmë në dialog pa i marr trupat e zhdukur. Deri kur po duan miqtë tanë me e la vetën dhe me i rëndu shqiptarët. Ne i kemi pranuar si miq po nuk bën me i rëndu një popull të vogël.

Na vranë e na prenë e tash jepjani edhe një copë toke Serbisë. Le t’ia jep dikush një copë tokë Serbisë nëse guxon dhe do ta shohim se si do të dalë. Unë sa të jem në këtë Qeveri do ta ndjek këte pune, edhe nëse më rrëzojnë prapë do të jem pas saj”, u shpreh Haradinaj.



1 Comment

  1. kjo eshte pergjigja qe do jepte cdo banor i tokes nese ju cenohet e drejta,ket pergjigje do jepnin dhe serbet vet per pasurin e tyre nese do ju kerkohej,ket pergjigje do jepte cdo ullheqes per veten e vet,cdo gjallese me imunitetin dhe instinketin qe ka,ky foli drejt keshtu thot i malli zot keshtu ka thene i derguari tije,kur eshte pyetur rreth pasuris nese dikush tenton te me grabis pasurin i ka thene lufto me te,pasuria eshte e shejte,dhe jemi te obliguar ta mbrojme te gjith,sepse ne te gjinden tere zgjilljet e jetes ,ky eshte modeli me i drejte i mendimit dhe veprimit,te kerkojme dhe mbrojme,te te drejtat tona individuale dhe kombetare ne unitet mendimi ,o kombi im ,tashme lideri qe deshiron te drejtat tona dhe mbrojtjen u paraqit vihuni pas

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *