Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar pas ndalimit të Klement Balilit. Ajo përgëzon Policinë e Shtetit dhe Agjencitë ligjzbatuese partnere për arrestimin e Balilit duke e vlerësuar si një hap të madh për shqiptarët dhe përparimin drejt hapjes së bisedimeve me BE. Ambasada inkurajon për një gjyq të shpejtë dhe të plotë duke shprehur gatishmërinë për të ndihmuar Shqipërinë, nuk harron pyetjen e famshme: “Kush e ka radhën?”.
“Ne përgëzojmë Policinë e Shtetit dhe agjencitë ligjzbatuese partnere për arrestimin e trafikantit ndërkombëtar të drogës, Klement Balili. Ky shënon një hap të madh për popullin shqiptar në rrugën drejt sundimit të zbatimit të ligjit, dhe shërben si një përparim i prekshëm drejt hapjes së bisedimeve me BE. Ne mirëpresim një hetim dhe gjyq të shpejtë dhe të plotë. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë të gatshme për të ndihmuar Shqipërinë në përpjekjet e saj në luftën kundër krimit të organizuar. #KushEKaRradhën”, – shkruan ambasada e SHBA në Facebook.
Tani rradhen e kane politikanet nga 92-2018 e kuptoni kush eshte i pari i listes,spak po vjen prandaj shba ben pyetjen kush e ka radhen,dhoma te reja po behen gati te 313 per vipat e politikes shqiptare,ziguri stalini xixa .ari jane te shqetsuar nga shba