• |
ide | kryesore

Pasiguri në Britaninë e Madhe, sot vendoset për Brexit

Planet



Koha për vendimin e madh, për daljen e Britanisë së Madhe nga BE-ja po afrohet, por deputetet kanë kundërshtime të mëdha.

Një pjesë e deputetëve mendon se Britania përfundimisht duhet të ndahet nga BE-ja dhe të vazhdojë rrugën e vetme, ndërsa pro-evropianet mendojnë që Britania do te mbetet “gjysmë” pa BE-në.

Marrëveshja e arritur në mes Britanisë së Madhe dhe BE-së, do të votohet sot në parlamentin britanik, ku edhe do të përcaktohet e ardhmja e këtij shteti.

Theresa May, që është edhe idealistja e kësaj nisme po mundohet shumë për të siguruar votat, në të kundërtën edhe qeveria e saj mund të përballet me votëbesim.

Rreziku më i madh me të cilin mund të përballet Britania është mosarritja e asnjë marrëveshje, as për dalje nga BE-ja, e as për vazhdim të të qenurit anëtar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *