• |
ide | kryesore

PD mbledh të shtunën Kryesinë e re

Lajme, Të fundit



Partia Demokratike ka  thirrur të shtunën mbledhjen e  Këshillit  Kombëtar, ndërsa në rend dite është parashikuar zgjedhja e  Kryesisë se re.

Mbledhja do të nisë në orën 11:00, ndërsa rreth 270 anëtarë të Këshillit do të votojnë për nënkryetarët, 15 emra që zgjidhen direkt, sekretarin e përgjithshëm, dhe 4 sekretarët funksional.

Pjesë e Kryesisë janë gjithashtu kryetarët e organizatave partnere,  zëdhënësi i Partisë, si dhe Sekretari për Marrëdhëniet Ndërkombëtare që emërohen nga kryetari i PD-Së.

Me këtë moment Partia Demokratike, përmbyll fazën e ristrukturimit të saj, duke u përcaktuar ekipi që do të ndihmojë Lulzim Bashën në 4 vitet e ardhshme.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *