• |
ide | kryesore

Perez në luftë me VAR, i jep lamtumirën Federatës spanjolle

Sport
Florentino



Pakënaqësi në kampin e Real Madrid në lidhje me Var, situatë që është formuar në mënyrë evidente në dy javët e fundit, e që ka marrë tashmë një tjetër dimension. Sipas asaj që bëjnë të ditur të përditshmet sportive madrilene Marca e As, Florentino Perez, ka hequr dorë nga posti i tij në Federatën spanjolle.

Kjo është mënyra e tij për të protestuar kundër sistemit që administron video asisstent referee VAR në La Liga, e në vecanti përgjegjësin, ish-arbitrin Clos Gómez. Në federatë shpresojnë që presidenti i Madrid të bëjë prapakthehu e thonëse nuk kanë marrë ende një komunikatë zyrtare për këtë cështje, pòr pakënaqësia e Florentino është e dukshme.

Në Madrid kanë protestuar fort, të mbështetur nga një diskutim mediatik, për sa ndodhi në humbjen kundër Real Sociedad e në fitoren në Sevilla kundër Betis. Kundër baskëve nuk u akordua një penallti për Madrid për një faull të portierit Rulli ndaj Vinicius që në Madrid e konsiderojnë në dritë të diellit, ndërsa me Betis iu dha Canales goli i barazimit që arbitri kishte anulluar për pozicion jashtë loje me imazhet e Var që në fakt ishin të paafta të qartësonin të gjitha dyshimet për pozicionin e lojtarit të Betis në momentin e pasimit të topit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *